Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Maqedonisë të Veriut- SASHK Jakim Nedelkov shkroi sot në Fejsbuk, se paratë për angazhimin e mësuesve jashtë orarit janë transferuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri tek komunat.
“Në takimin e sotëm me ministren Carovska, ne morëm edhe një herë konfirmim se paratë për punësimin jashtë orarit të mësuesve janë transferuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri tek komunat. Gjithashtu ministrja u zotua se Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë ditës do të komunikojë me të gjitha shkollat dhe komunat, ku ka një problem me pagimin e orëve shtesë”, shkroi Nedelkov në Fejsbuk.