Vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 438,879 qytetarë.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 243,832 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend që nga dita e djeshme.
“Doza e parë e vaksinës dje u mor nga 2,249 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 6,521 qytetarë. Gjithsej 369,661 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe janë rivaksinuar 125,829 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 47 përqind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 41 përqind e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 35 përqind të popullata mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi po zbatohet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit. Po vaksinohen qytetarët e rritur, janë vaksinuar qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk, dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SP “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për t’u vaksinuar.