Edhe pse kompanitë gjermane në vend, besojnë se gjendja e tyre aktuale e biznesit është më e rëndë se në vitet e kaluara dhe nuk presin ndonjë ndryshim në aspektin e eksporteve, tregohet në sondazhin e fundit nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane.
Anëtarët e shoqatës së biznesit maqedono-gjerman përsëri theksuan problemet me sundimin e ligjit, por gjithashtu theksuan, siç thuhet në deklaratën e sotme, problemet politike.
Sipas Delegacionit, rezultatet e sondazhit nuk janë të habitshme.
“Vetëm tetë përqind e të anketuarve e konsiderojnë situatën e tyre të biznesit si të mirë (2019: 29 përqind), dhe 53 përqind si të kënaqshme (2019: 61 përqind). Pritjet në lidhje me eksportet janë gjithashtu më të këqija krahasuar me 2019. Vetëm 34 përqind e tyre supozojnë se eksporti i mallrave dhe shërbimeve të tyre do të zhvillohet më mirë krahasuar me vitet e mëparshme (2019: 51 përqind). Dyzet përqind e të anketuarve nuk presin ndonjë ndryshim në eksportet këtë vit, ndërsa 26 përqind e tyre supozojnë se do të kenë një ulje të eksporteve të produkteve dhe shërbimeve të tyre”, tha drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrick Martens.
Martens njofton se do të vazhdojë dialogun me qeverinë maqedonase për të përmirësuar kushtet e biznesit.
“Ne do të vazhdojmë të kemi një dialog me Qeverinë e Maqedonisë, për të përmirësuar këto kushte kornizë në vend. Pothuajse 70% e investitorëve që kanë investuar tashmë, do të bënin të njëjtën gjë përsëri në Maqedoninë e Veriut. Ky është një themel i fortë, nga i cili marrëdhëniet ekonomike gjermano-maqedonase mund të zhvillohen më tej”, shprehet Martens.
Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë Veriore, që nga viti 2006 rregullisht kryen një studim që vlerëson Maqedoninë e Veriut si një destinacion investimi.
Këtë vit sondazhi u krye nga 1 mars deri më 14 prill.