Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot, me kërkesë të palës irlandeze, kishte video takim me ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Irlandës, Tomas Bërn.
Përfaqësuesi irlandez i Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së tregoi interes për statusin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut, me theks për përpjekjet e kryesimit portugez dhe propozimit të tyre si bazë e mirë për tejkalimin e sfidave për miratimin e kornizës negociuese përparim në rrugën euro- integruese në prag të Samitit të qershorit të BE-së. Zëvendëskryeministri Dimitrov iu falënderua Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euro-integruese maqedonase dhe iu referua përkushtimit të agjendës evropiane për sferat e reformave kyçe, që është i nevojshëm dhe fillim i pashmangshëm për negociatat aderuese, si dhe për përkushtimin e realizimit të pengesave në këtë drejtim.
“Edhe pse gjeografikisht jemi larg, Irlanda dhe Maqedonia e Veriut janë të krahasueshme lidhur me shumë karakteristika, në veçanti, sipas përcaktimit të veprimit si partner konstruktiv në Evropë. Ky përkushtim në mënyrë të pashmangshme na drejton në integrim dhe unitet të vlerave për çka përpiqemi ta rrumbullakojmë me ardhmëri të përbashkët evropiane nën flamurin e Bashkimit Evropian. Dua ti shpreh mirënjohje Dublinit për përfaqësimin e vendosur të parimeve evropiane për fokusimin thelbësor të procesit aderues, dhe ajo është miratimi i legjislacionit evropian, vlerat dhe standardet. Nga ana maqedonase, mbetemi të përkushtuar agjendës evropiane brenda , si një argument shtesë për mbajtjen e mbështetjes së miqve tanë irlandez për procesin e zgjerimit zvarritja e mëtejshme e të cilit, është i papranueshëm sepse është në dëm të interesave të përbashkëta. “Besoj se një angazhim i fuqishëm bashkë me vullnet dhe vetëdije të mirë për përkushtim mund të rezultojë në një zgjidhje evropiane”, tha Dimitrov.
Ministri Bërn theksoi se duke e pasur parasysh përmbushjen e të gjitha kushteve nga ana maqedonase dhe mundin e madh për ndikimin e BE-së, nga ana irlandeze ka mbështetje të fuqishme për sa më shpejt të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjen e merituar të negociatave për anëtarësim në BE. Ai njoftoi për mbështetje të zëshme për Maqedoninë e Veriut në të gjitha mbledhjet e ardhshme me anëtarët e Këshillit të BE-së.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se hapja e negociatave aderuese paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimit me dy vendeve, përmes bartjes së përvojës së frytshme irlandeze në procesin e transformimit, që aktualisht po zhvillohet përmes mbështetjes së fuqishme teknike dhe ekspertëve në kuadër të instrumenteve të IPA-s, thuhet në njoftimin e SÇE-së.