Sekretariati i përgjithshëm i Këshillit të Evropës e mban të “mbyllur” dokumentin jozyrtar në lidhje me “non-pejper” për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.
Agjencia informon se ka kërkuar qasje në dokument, por u refuzua. Mediat rajonale njoftuan se non pejper është vepër e kryeministrit slloven Janez Jansha, edhe pse ai e mohoi një gjë të tillë.
“Pas një inspektimi të plotë, duhet t’ju informojmë se nuk mund t’ju japim qasje në atë dokument”, thuhet në përgjigjen e sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit ndaj kërkesës së APA, të paraqitur në përputhje me rregulloret Evropiane për qasjen e lirë në informacion. Këshilli konsideroi se publikimi i këtij dokumenti do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare. Dokumenti aktualisht paraqitet vetëm në atë institucion.
Sipas portalit slloven, i cili publikoi dokumentin e nënshkruar me propozime për kufij të rinj në Ballkanin Perëndimor në mes të Prillit, Kryeministri Slloven Janez Jansha është prapa “non-pejper”. Ai pretendon se autoritetet sllovene nuk kanë asnjë lidhje me të dhe mohon çdo përfshirje, por APA kujton se në letër theksohet se nëse propozimet për ndryshimin e kufijve në Ballkan arrijnë në publik , dokumenti duhet të refuzohet.
Sllovenia mori presidencën e Bashkimit Evropian, më 1 korrik dhe njoftoi se donte t’i kushtonte më shumë vëmendje afrimit të Ballkanit Perëndimor me Unionin.