Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është në pritje deri më 8 qershor të gjendet në rendin e ditës në seancën e ardhshme, të paktën një nga dy interpelancat e paraqitura për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.
Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët, informoi se deri në fund të këtij muaji pritet balanca e Buxhetit të arrijë në Kuvend.
“Ditët kur do të shqyrtohet balanca e Buxhetit në Komisionin për financim dhe buxhet, ato 10 ditë Kuvendi nuk do të mblidhet”, informoi Xhaferi.
Në lidhje se nëse ka paralajmërime për bllokadë nga opozita, Xhaferi theksoi se nuk mund të udhëhiqet nga supozimet. Tani për tani, thotë ai, nuk ka paralajmërim të tillë, por ai nuk e përjashton atë si një mundësi.
I pyetur se cili ishte pozicioni i tij në zgjedhjen e modelit për njësitë zgjedhore, ai tha se një njësi zgjedhore është një model i papërshtatshëm për karakteristikat e shoqërisë dhe shtetit tonë. Sipas tij, nuk ka një model ideal, por modeli për gjashtë njësi zgjedhore, siç thotë ai, është më optimali.
Lidhur me Ligjin për ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, Xhaferi thotë se është i detyruar ta kthejë atë në Parlament për shqyrtim brenda 30 ditësh.
“Më 11 maj është votuar, më 11 qershor duhet të jetë në seancë. Më 8 qershor do të jetë në rendin e ditës”, informon Xhaferi.
Ai paralajmëroi se seanca e radhës pritet të mbahet në sallën e rregullt, por për këtë, siç tha, duhet të japin rekomandim Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive.