Mbështetje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur shefi alternativ i diplomacisë greke Miltiadis Varviciotis dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Gashper Dovzhan, gjatë mbledhjes së tyre përmes videokonferencës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Varviciotis dhe Dovzhan kanë biseduar për kryesimin slloven me BE-në që fillon më 1 korrik, ndërsa siç njoftuan nga të dy ministritë, është konfirmuar edhe mbështetja greke për kryesimin e Sllovenisë.
Shefi alternativ i diplomacisë greke ka theksuar se është pozitiv fakti që Sllovenia e ndërmerr kryesimin si vend i cili i njeh specifikat e rajonit më gjerë.