Duke e marrë parasysh që deputetët dhe shërbimet në Kuvend janë vaksinuar edhe me dozën e dytë, planet janë që nga seanca e radhës të jenë në sallën e rregullt, Salla 1, informoi sot kryetari i Kuvendin, Talat Xhaferi.
Ai shton se kjo do të paraprihet nga një mendim dhe vlerësim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive.
“Ajo sallë do të hapej edhe për gazetarët, por gjithçka varet nga pozicioni i komisionit shtetëror shëndetësor”, tha Xhaferi.