Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet nesër të vazhdojë me seancën e 41-të tashmë të filluar nga java e kaluar, në të cilën mund të votohen të gjitha pikat që tashmë janë miratuar në komisionet dhe për të cilat debati ka përfunduar. Të enjten, Kuvendi do të mbajë seancë për parashtrim të pyetjeve të deputetëve. Kjo ishte dakorduar në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve.
Për interpelancat e ministrit Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski, që janë në rend dite të seancës së 41-të, në koordinim nuk ka pasur marrëveshje, por nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së paralajmërojnë se ata mbesin për në qershor.
Nesër ose pasnesër, sipas informacioneve të Kuvendit, duhet të caktohet seancë e Komisionit Kuvendor për mbrojtje dhe siguri në të cilën është diskutuar për ligjin e shtetësisë, sipas marrëveshjes së arritur të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës dhe LSDM-së. Megjithatë nëse do të arrijë deri te shfajësimi përfundimtar në lidhje me këtë zgjidhje, propozimet do t’i shikojë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës thonë se kur të kalojë propozimi i tyre, i cili sipas bisedave të liderëve, pjesërisht ka ndryshuar, do t’i tërheqin amendamentet e tyre me të cilat bllokohen shumë ligje të tjera.
Nga VMRO-DPMNE-ja, sërish, konfirmojnë se ende nuk e kanë parë propozimin dhe se për të do të shprehen.