Humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave mujore, varësisht nga ndihma e shtetit, qasja e vështirësuar në shërbimet shëndetësore janë vetëm një pjesë e një sërë pasojash, me të cilat u përballën një numër i madh i grave në shtet në gjashtë muajt e parë të pandemisë me Kovid-19, tregon hulumtimi i Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESB. Numri i grave që kanë pasur nevojë për ndihmë nga shteti gjatë pandemisë është rritur për njëqind përqind lidhur me atë para fillimit të saj.
Paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është zvogëluar për 338 denarë por tek tetë për qind e grave ulja tejkalon 8.000 denarë. Pandemia e rriti dyfish numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numri i amvisërive që vuajnë nga uria është rritur prej tre në shtatë përqind.
Sipas hulumtimit, kriza e shkaktuar nga pandemia, krahas zvogëlimit të numrit të grave të punësuara dhe uljes së përfitimit të grave, çoi në prishjen serioze ose ndryshimin e statusit të punësimit të grave, gjegjësisht llojit të marrëveshjes për punësim, ndikim më të madh nga pandemia ka pasur tek gratë që kanë qenë të punësuara me kontratë në kohë të caktuar, me kontratë mbi vepër ose tek gratë e punësuara në llogari personale.
Ulja e numrit të grave të punësuara pas pesë muajsh nga fillimi i pandemisë shënohet midis grave të punësuara në shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, hotelieri, konfeksion dhe gratë e vetëpunësuara. Gjatë pandemisë evidente është rritja e numrit të grave të punësuara vetëm në sektorin e farmacisë.
Edhe një aspekt shqetësues të cilin e thekson hulumtimin është se pandemia e ka vështirësuar qasjen në shërbimet në shëndetësinë publike me çfarë është parë se çdo grua e tretë e cila ka pasur nevojë për mbrojtje shëndetësore, që s’ka pasur lidhje me Kovid-19, nuk ka marrë shërbime përkatëse në institucionet shëndetësore publike. Prej tyre, 63 përqind nuk kanë mundur të vijnë në kontroll tek specialisti, ndërsa 12 përqind janë pamundësuar të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale.
Hulumtimi në mënyrë të veçantë përqendrohet tek gratë e komunitetit rom. Të ardhurat mujore të grave rome në gjashtë muajt e parë të pandemisë në mesatare janë zvogëluar 1.637 denarë, që është për herë të parë mbi mesataren kombëtare. Çdo grua rome e tretë ka marrë ndihmë shtetërore ndërsa për katër herë është rritur numri i atyre që nuk kanë mundur të ushqehen.
Lidhur me mbrojtjen shëndetësore, problem kryesor me të cilin janë përballur romet, të cilat kanë pasur problem shëndetësore që nuk lidhet me Kovid-19, ka qenë pamundësia të marrin kontroll nga mjeku amë. Madje 73 përqind e tyre janë nga Shuto Orizarja për shkak të mungesës së mjekëve amë në komunë.
Hulumtimi i titulluar si „Ndikimi i krizës së shkaktuar nga KOVID-19 mbi gratë dhe gratë rome nga Republika e Maqedonisë së Veriut” është përpunuar nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.