Emërimi i Valentina Bozhinovskës, si një nga 26 anëtaret e Këshillit Strategjik për Politikë të Jashtme, si trup këshillëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është vendim i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Njihem sipas qëndrimit, se jam njeri i cili mundëson përfshirje gjithëpërfshirëse të njerëzve, sepse ideologjikisht besoj në krijimin e një shoqërie, ndërsa pikërisht koncepti i një shoqërie është t’iu lejoni të gjithëve që ndajnë mendimin e njëjtë dhe ata që mendojnë ndryshe të jenë pjesë e debatit dhe diskutimit. Gjatë kësaj kam qëndrim kategorik se në debate të tilla nuk mund të përfshihen persona të cilët kanë bërë thirrje ose ishin pjesë e disa ideologjive të cilat kanë bërë thirrje për eliminim të dikujt i cili nuk ishte i mendimit të njëjtë në një kohë të caktuar”, tha Bytyqi në përgjigjen në pyetjen para promovimit të projektit “Platforma Kombëtare për Sipërmarrësi të Femrave”.
Ai theksoi se konsideron se ajo është linja e kuqe.
“Gjithçka tjetër është e pranueshme që të ulet dhe të bisedohet”, theksoi Bytyqi.