Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bën apel organeve kompetente shtetërore dhe inspektuese të ndërmarrin masa për sanksionimin e punëdhënësve të cilët i pengojnë punëtorët të vaksinohen në oraret, të cilat u janë caktuar në ditët e punës ose dita e imunizimit të trajtohet si mungesë pa pagesë.
E gjithë kjo, siç njoftuan nga LSM i destimulon punëtorët të imunizohen, ndërsa me atë rrezikohet edhe jeta dhe shëndeti i punëtorëve por edhe pengohen masat e Qeverisë për imunizim masiv të popullatës si dalje e vetme prej krizës shëndetësore dhe mundësi për kthimin gradual të të gjitha funksioneve të shoqërisë dhe shtetit.
“Jemi dëshmitarë se në shtetet në rrethin tonë vihen përfitime financiare dhe të tjera për motivimin e popullatës për imunizim ndërsa sipas të dhënave me të cilat disponon LSDM një pjesë e punëdhënësve në shtetin tonë i destimulojnë punëtorët ndërsa me këtë veprojnë edhe në kundërshtim me masat dhe aktivitetet e Qeverisë për shkatërrimin dhe përfundimin e krizës shëndetësore”, theksojnë nga LSM.
Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë që Komisioni për Sëmundje Infektuese, në afatin më të shkurtër të mundshëm t’i rekomandojë Qeverisë të sillen protokolle përkatëse për mungesë të obligueshme të paguar nga puna për punëtorët në ditën e imunizimit si edhe për ditët në të cilat punëtorët të cilët kanë pasur reagim shëndetësore nga imunizimi duhet të jenë në mungesë të paguar nga puna në pajtim me mendimin e mjekut amë.
LSM u bën apel punëtorëve t’i paraqesin punëdhënësit e papërgjegjshëm në numrin e telefonit 070 818 878 ose në e-mailin: [email protected], si edhe përmes aplikacionit të ri celular: LSM – të drejtat e mia punëtore.