Ministri për shoqërinë informatike dhe administratën, Jeton Shaqiri sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallouej.
Ky takim është vazhdim i takimit të mëparshëm, në të cilin ministri Shaqiri i prezantoi ambasadores Gallouej tre shtyllat kryesore të Ministrisë për shoqërinë informatike dhe administratën: digjitalizimin, reformat në administratën shtetërore dhe ndryshimet në Ligjin për media.
Ministri Shaqiri e informoi ambasadoren Gallouej për arritjet dhe progresin e bërë në të tre këto procese, duke theksuar se këto arritje vijnë nga takimet dhe konsultimet e vazhdueshme me të gjitha palët e interesit, në mënyrë që të sillen vendime të dobishme për të gjithë.
“Qershori është muaji i rëndësishëm, përsa i përket reformës në administratën shtetërore. Javën e ardhshme do të vendosim në Regjistrin unik nacional të rregulloreve dy ligje të reja, për të cilat jemi konsultuar me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, theksoi ministri Shaqiri.
Në progresin e bërë në procesin e digjitalizimit, ministri Shaqiri radhiti ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike, përmirësimin e infrastrukturës së IT-së përmes projektit të IPA 2, NODE, duke shtuar edhe faktin se jemi pranë krijimit të sistemit elektronik të inspektimit.
Sa i përket ndryshimeve në Ligjin për media, ministri tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me mediat dhe operatorët për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Me ndihmën e Komisionit Evropian do të rishqyrtohet çdo nen të këtij ligji.
Ambasadorja Gallouej nga ana e saj, tha se Ambasada Britanike në vend, i ndjek me vëmendje këto procese dhe ofroi ndihmën e saj për t’i çuar para këto procese.