Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së tij dyditore në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, sot, mbajti takime të ndara edhe me eurodeputetin Ilhan Qyçuk, i cili është raportues për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe kryesuesin e grupit parlamentar të “Ripërtëritje e Evropës”, (Renew Europe), Darian Çollosh.
Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, në të dyja takimet në Misionin e Maqedonisë së Veriut në Bruksel, të cilat ishin vlerësuar si të shkëlqyera, ishte shprehur mbështetje e fuqishme për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e cila siç ishte theksuar, nga ana e saj i përmbushi të gjitha obligimet.
“Bashkëbiseduesit vlerësuan se procesi i anëtarësimit duhet të përqendrohet në legjislacionin evropian të AKI (acqui) dhe ishte përfunduar se të gjitha çështjet e tjera, të cilat nuk kanë lidhje me AKI evropiane duhet të adresohen bilateralisht”, theksohet në kumtesë.
Në takimet e ndara me eurodeputetët, në të cilat ishte i shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefja e Misionit ekzistues në BE, Agneza Rusi – Popovska, kryeministri Zaev e falënderoi Çolloshin dhe Qyçukun për mbështetje e deritanishme parimore nga grupi parlamentar i “Ripërtëritje e Evropës” (Renew Europe) në Parlamentin Evropian, duke shfaqur shpresë se ajo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, qëndron në kumtesë.