Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë, dy aleatë në NATO, do ta përforcojnë bashkëpunimin bilateral në pjesën e mbojtjes. Ministri çek i Mbrojtjes, Lubomir Metnar, i cili është ministër i parë i Mbrojtjes në NATO, që gjendet për vizitë zyrtare në Shkup pas anëtarësimit tonë në Aleancë, nënvizoi se Maqedonia e Veriut për Republikën e Çekisë është partner shumë i rëndësishëm, me të cilin tradicionalisht kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, ndërsa Ballkanin Perëndimor e konsiderojnë për prioritet afatgjatë të jashtëm politik.
“Besoj se anëtarësimi i juaj në Aleancë do ta përforcojë stabilitetin e tërë rajonit dhe dëshiroj të potencoj se Republika e Çekisë e përkrah hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE. Si ministër i Mbrojtjes, shoh në të ardhmen potencial të madh në zhvillimin e bashkëpunimit të forcave tona të armatosura, vendeve tona, industrive tona dhe në përgjithësi kapaciteteve për bashkëpunim tonë të përbashkët”, tha Metnar.
Shekerinska potencoi se gjatë tre viteve të kaluara, me të vërtetë kemi pasur bashkëpunim shumë intensiv në sferën e mbrojtjes me Pragën, posaçërisht në pjesën e shërbimeve tona për siguri dhe zbulim, të cilat dy herë janë përkrahur drejtpërdrejtë nga kolegët e tyre çekë, si dhe përkrahje për përforcimin e kapaciteteve ABHO.
Ajo dërgoi dy ftesa për pjesëmarrje të forcave të armatosura çeke në stërvitje të përbashkëta me armatën e Maqedonisë së Veriut në poligonin Krivollak dhe ftesë për shfrytëzimin e kapaciteteve të Qendrës për luftë kundër lajmeve të rreme, diçka që gjithnjë e më shumë e shohim si pjesë të problemeve në sferën e sigurisë.
“Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë që Çekia ka ofruar përkrahje edhe në pjesën e planifikimit në mbrojtje, por edhe në pjesën e ballafaqimit me kërcënime hibride. Në mënyrë të tillë, me disa aktivitete me të vërtetë konsiderojmë se edhe bashkëpunimi i jonë bilateral politik edhe në sferën e mbrojtjes do të jetë më i madh”, tha Shekerinska.
Pas konferencës për shtyp, Shekerinska, Metrnar dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nënshkruan memorandum për mirëkuptim mes tre institucioneve, me të cilat parashikohet riparim të një pjese të helikopterëve edhe në MM edhe në MPB.
Sipas Shekerinskës, kjo do ta ngrit gatishmërinë tonë luftarake dhe do ta përforcojë bashkëpunimin tonë bilateral, por edhe do t’i rrisë në të njëjtën kohë edhe kapacitetet e armatës dhe policisë për ballafaqim me situata të krizës.
Metnar ka shprehur kënaqësi që Maqedonia e Veriut pikëprisht Çekinë e ka zgjedhur për riparim dhe modernizim të helikopterëve, pasi Çekia ka, tha ai, industri të armatimit me histori të madhe dhe ka shprehur bindje se kriza diplomatike mes Republikës së Çekisë dhe Federatës ruse nuk do të ndikojë në realizimin e këtij projekti.
Vitin e kaluar, Qeveri]a e Republikës së Çekisë ka miratuar mjete financiare për ndihmë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sferën e mbrojtjes kundërkimike, ndërsa mjete do të investohen edhe në sigurimin e mbrojtjes së informatave, në pajtim me standardet e NATO-s.