Kryeministri Zoran Zaev po e përfundon vizitën e tij të punës në Bruksel. Ai pasdite u takua me shefin e diplomacisë së BE-së, Josip Borrell, me ç’rast të dy kanë shfaqur shpresë se Maqedonia e Veriut do t’i hap formalisht negociatat me BE-në sa më shpejtë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.
Borrell përsëriti se nuk ka kurrfarë përkrahje, as në institucionet e BE-së, as në vendet anëtare për ndarje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, pasi që të dy vendet i plotësojnë kushtet.
“Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e nevojshme dhe meriton të kalojë në fazën tjetër”, deklaroi Borrell pas takimit me Zaevin.
Shefi i diplomacisë evropiane përkujtoi se Maqedonia e Veriut është një nga dy vendet, të cilat presin më së shumti para dyerve të BE-së, plot 16 vite.
“Ka përkrahje të fuqishme për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt, e dimë se jeni duke pritur kohë të gjatë, ndoshta 16 vite dhe jeni vendi i dytë që pritni më së shumti para dyerve të zgjerimit”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme.
Ai theksoi se në Këshillin e djeshëm të BE-së është mbajtur debat i gjatë për Ballkanin Perëndimor dhe se të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë konfirmuar përkrahjen e tyre për perspektivën evropiane të rajonit.
Borrell shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në përkrahjen e BE-së për gjetjen e zgjidhjes për procesin e aderrimit në BE, si dhe në luftën kundër pandemisë me Kovid-19.
Maqedonia e Veriut në mars të vitit 2020 mori dritë të pakushtëzuar të gjelbër, për fillimin e negociatave me BE-në, por Bullgaria refuzon ta miratojë kornizën negociuese të BE-së për vendin, për shkak të kontestit bilateral për gjuhën.
Pa miratimin e kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut nuk mund ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka formalisht shënohet fillimi i negociatave.
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Borellin paralajmëroi se mosplotësimi i asaj që është premtuar nga ana e BE-së do të jetë sinjal i keq për tërë rajonin.
“Hap pozitiv përpara për Maqedoninë e Veriut do të thotë sinjal i inkurajimit për tërë rajonin. Humbje për Maqedoninë e Veriut do të thotë dekurajim për të gjithë”, deklaroi kryeministri Zaev.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut këto dy ditë qëndroi në Bruksel, ku u takua dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Porosia e tij deri te bashkëbiseduesit në BE është se duhet të përfshihen në mënyrë më aktive në tejkalimin e bllokadës së Bullgarisë dhe me këtë ta plotësojnë atë që e kanë premtuar.
Zaev theksoi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është qartë se nuk ka rrugë tjetër përveç asaj evropiane, por vendi nuk dëshiron më të presë.