Oda Hotelierike e Pavarur sot në mëngjes Qeverisë i ka kërkuar kërkesë për ndryshimin e thirrjes publike për mbështetjen financiare të hotelierëve me qëllim që të përfshihen të gjithë hotelierët të cilëve me vendim qeveritar nga 5 prilli u ishte ndaluar të punojnë.
“Qeverisë dëshirojmë t’i tregojmë se ndihma financiare duhet të ketë për të gjithë hotelierët, të cilëve u është ndaluar të punojnë me vendimin e Qeverisë prej 5 prillit 2021, Qeveria nuk guxon të lejojë për shkak të një gabimi teknik, disa hotelierë të marrin mbështetje financiare e të tjerë jo, vetëm pasi nuk kanë shifër prioritare përkatëse të veprimtarisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të OPH.
Kërkesa, siç informojnë i është dorëzuar kryetarit të Qeverisë, Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave.