Kryeministri Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun e presidentit Stevo Pendarovski me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por thotë se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
“Nuk pres asgjë. Mirë është që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Në bazë të çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë, as që mundet presidenti i shtetit të falë ose amnistojë ngjarje që ndërlidhen me rrezikimin terrorist të rendit kushtetutar, as edhe të lejohet një punë e tillë të bëhet. Por, nga bisedimet nuk ka dëm. Le të bisedojnë, dhash Zoti të ketë më shumë konsensus në shtet dhe fushëveprimin e kompetencave të presidentit por edhe në fushëveprimin e kompetencave të opozitës, para së gjithash, fokus dominant në Parlament”, ka thënë Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në vënien e gurthemelit të fabrikës së re LEAR në ZZHTI Tetovë.
Ai ka theksuar se mendon në lirimin dhe efikasitetin më të shpejtë lidhur me miratimin e ligjeve që siç thotë, “vlejnë jetë për qytetarët”.
“Shpreson që me vëmendje do të dëgjoj cilat janë konkluzat e takimit të tillë që do t’i shpërndajnë në opinion që janë më interes të lartë edhe për mua si kryetar i qeverisë”, ka thënë Zaevi.
Lidhur me mundësinë për përsëritjen e rastit me të dënuarit e ngjarjeve të 27 prillit, për atë nëse ka prova të reja dhe relevante vendos gjykata kompetente.
“Si edhe për shumë raste në vend, ashtu edhe për këtë nëse ka prova të reja që më parë nuk kanë qenë, ndërsa fuqishëm ndikojnë dhe të vendoset më ndryshe, për këtë rast, theksoj se si edhe për raste tjera mund të hapet procedurë. Për këtë vendos me siguri Këshilli penal ose Këshilli për gjykatës penal në gjykatën penale, i shqyrtojnë provat e këtilla dhe vendos nëse do të pranojë përsëritjen ose refuzimin e kërkesës për përsëritje”, ka thënë Zaevi.