Gjykata Themelore Penale në Shkup i shqiptoi dënim me burg për një vjet e shtatë muaj edhe një prej të punësuarve në MPB për dhënin e pasaportave në rastin “Sozia”, i cili e pranoi fajin në seancën e sotme gjyqësore.
I akuzuari Shemsedin Jashari është i punësuari i pestë në MPB i cili e pranoi fajin për veprën, pasi në seancën e kaluar gjyqësore e pranuan fajin katër kolegë të tij dhe një “nxitës”.
Jashari ndiqet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Rastin e udhëheq gjykatësja Ola Ristevska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Spasenka Andonova.
Prokurorja Andonova tha se pranimi i sotëm i fajit nga i akuzuari nënkupton konfirmim të aktakuzës në kuptim të veprimeve të ndërmarra dhe konsideron se gjykata gjatë situatës jokontestuese faktike duhet ta përcaktojë edhe përgjegjësinë penale të të akuzuarit dhe ta shpallë fajtor.
“Gjatë sanksionimit gjykata ta marrë parasysh pranimin e fajit dhe këtë rrethanë bashkë me rrethanat e marrëdhënieve të tij familjare t’i vendos në raport me rrethanat e rënduara. Propozoj që dënimin, që Gjykata do ta shqiptojë, të jetë sublimat i të gjitha këtyre rrethanave, por e njëjta për nga lloji dhe lartësia të jetë adekuate për realizimin e qëllimeve për dënim të plan të përgjithshëm”, tha Andonova.
Avokati i Jasharit, e porositi gjykatën që ta ketë parasysh pranimin e tij, situatën familjare dhe materiale, si dhe rrethanat e tjera lehtësuese të cilat janë në anën e tij.
“Veprat për të cilat tashmë është dënuar, janë në periudhën e njëjtë me aktin e tanishëm, që domethënë se gjykimi të cilin e ka në rekordin penal, është për periudhën e njëjtë. Propozoj që gjykata t’i ketë parasysh dhe sipas ligjit t’i shqiptojë dënim më të lehtë sipas atij të paraparë për këtë vepër. Rrethanë lehtësuese është se nga të gjitha 215 pasaportat e përgatitura, Jashari si kreator i kërkesës gjendet vetëm në nëntë urdhra edhe atë për qytetarë të rëndomtë, e jo të kriminelëve, siç është në aktakuzën e përgjithshme. Konsideroj se me shqiptimin e dënimit më të ulët me burg do të arrihen qëllimet e dënimit”, deklaroi avokati i tij.
Nga 11 të akuzuarit fillimisht në këtë rast, në seancën e pare gjyqësore fajin e pranuan pesë persona, ndërsa njëra nga të punësuarat në MPB, e cila mungonte për shkaqe shëndetësore, paralajmëroi pranimin e fajita përmes avokatit të saj dhe gjykata e ndau procedurën për të.
Gjykata i shpalli fajtorë për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit katër punonjësit e MPB-së, të cilët më parë ishin deklaruar fajtorë dhe i kishin dënuar me burgim: dy vjet e shtatë muaj burg dhe ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe detyrës për dhjetë vjet për të akuzuarin Denis Barufi, dënim me burg prej dy vjet e tre muaj dhe ndalesë të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës prej dhjetë vjetësh për Alen Liçina, për Gjorge Velkov dënim me dy vjet burgim dhe masë të ndalesës të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës për dhjetë vjet, ndërsa Faruk Bila, i caktoi masë alternative me kusht për gjashtë muaj, e cila nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk e përsërit krimin brenda dy vjetësh, si dhe ndalesë të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës për një periudhë prej tre viteve.
Gjykata Raif Miftarit i caktoi denim me burg prej dy vjet e tre muaj vepër penale nxitje.
Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori i vitit 2017, deri në fund të vitit 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj të të Maqedonisë së Veriut.