Kjo është ditë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për structure e cila ka rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e ligjeve,mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbrojtjen e kufijve shtetërorë. Me vetëm një shikim, ndaj këtyre kompetencave jashtëzakonisht të rëndësishme, bëhet e qartë se nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme në masë të madhe varet edhe besimi I qytetarëve në shtetin e vet dhe në institucionet e veta më të larta, theksoi presidenti Stevo Pendardovski gjatë shënimit të sotëm të Ditës së policisë së Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski potencoi se besimi I qytetarëve duhet të vërtetohet çdo ditë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për incidente të vogla lokale, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit apo ndërkaq për problemet e mëdha globale siç është pandemia me Kovid-19.
Shtoi se në mënyrë që ta kenë prapa vetes vazhdimisht besimin e qytetarëve, nëpunësit policorë janë të obliguar ta kryejnë me dinjitet profesionin që e kanë zgjedhur.
Sipas Ppendarovskit, gjithashtu duhet t’I kushtohet vëmendje rolit të gruas në polici. “Ai process ka filluar, rezultatet janë të dukshme, por nevojitet tejkalim I plotë I stereotipeve lidhur me barazinë gjinore sepse përballë traditës dhe paragjykimeve të cilat janë posaçërisht të fuqishme në shoqëritë konservatore, policia nuk është vetëm profesion I meshkujve”, shtoi presidenti.
Për funksionim të suksesshëm të Ministrisë, sipas Pendarovskit, preventive është kyçe dhe prandaj nevojitet të vendosen relacione të mira me bashkësinë në të cilën vepron, para se të paraqite problemet.
Për në fund konkludoi se qytetarët I besojnë shtetit aq sa besojnë në institucionet e tij dhe se për atë shkak ai pret nga nëpunësit policorë me dinjitet dhe nder t’I kryejnë detyrat e punës.
Përndryshe, në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë u prezantuan gjashtë uniforma të ndryshme për Njësinë për sistemim të shpejtë, për Njësinë për trajnim dhe mbështetje, si dhe për Sektorin për punë ë brendshme Shkup.
Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me këtë rast I ndau plakatë Sektorit për polici kriminalistike për aksion operativ të realizuar me sukses për tregti të palejueshme me drogë dhe plakatë për Sektorin për punë komunikacioni pranë Departamentit për polici të uniformuar për realizim të suksesshëm të kontrolleve të përforcuara të aksionit dhe kontribut në përforcimin te sigurisë në komunikacion.