Gjermania dhe Sllovakia po përpiqen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, e bëri publike në Tuiter ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot dhe ministri sllovak i Punëve të Jashtme Ivan Korçok.
“Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Rot në përgjigje të deklaratës së Komisionerit për zgjerim të BE Oliver Varheji për Euronjuz se Brukseli mund të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.
Shefi I diplomacisë së Sllovakis., Korçok, megjithatë, konsideron se Këshilli I BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria.
“Politika kredibile për zgjerimin e BE-së tani do të thotë hedhje poshtë të vetos në Këshill, I cili duhet ta njohë avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mbajtja e konferencave ndërqeveritare me dy vendet po vonon shumë”, ka shënuar Korçok.