Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që kanë qëndrim të rregulluar të përhershëm në territorin e Anglisë, Uells dhe Skoci, nga 20 maji do të mund ta drejtojnë automjetin me patentë shoferi të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Brendshme në profilin e tij në Fejsbuk postoi se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar bilaterale, Mbretëria e Bashkuar është shteti i nëntë, në të cilin bartësit e patentës së shoferit nga Maqedonia e Veriut, që jetojnë në territorin e këtij vendi nuk kanë nevojë për patentë shoferi ndërkombëtar.
Bartësit e patentës së shoferit nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë rregulluar qëndrimin e përhershëm në territorin e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë, me kërkesën e tyre mund të zëvendësohen me patentë shofer, duke filluar nga 20 maji i këtij viti, që do të thotë zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje shumë të rëndësishme për qytetarët e
Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pritet që shumë shpejt, kjo procedurë ligjore të pranohet nga autoritetet e Irlandës së Veriut”, shkruan Spasovski.
Kjo vlen për lejet të cilat e autorizojnë drejtimin me klasin e automjeteve që korrespondon me klasin e automjetit të përfshirë në kategoritë B, B + E, F, K ose P, ose nënkategorinë B1 dhe lëshohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.