Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Estoni.
Siç njoftoi SÇE-ja, janë paraparë takime me ministren e Punëve të Jashtme Eva-Marija Liimets, me përfaqësues të parlamentit të Estonez (Riigikogu) Marko Mikelson, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Siim Kaalas, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, si dhe me përfaqësues të kabinetit të Kryeministres Kaja Kalas përgjegjës për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri Dimitrov do të takohet edhe me drejtorin e Qendrës estoneze për Partneritet Lindor, Gert Antsu.
Pas vizitave të fundit në Vilnius dhe Rigë, me Talinin, Dimitrov do ta rrumbullakojë turneun e tij baltik, duke i lidhur vizitat në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, të rëndësishme për procesin e Maqedonisë së Veriut.
Në dritën e mbështetjes për përparimin e rrugës tonë evropiane, Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e miratimit të kornizës reformuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në sa më shpejt.
Në takime do të diskutohet edhe përforcimi i bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë,me fokus të veçantë në procesin e digjitalizimit. Përmes mbështetjes konkrete të ekspertëve, si një nga vendet më të suksesshme evropiane lidhur me digjitalizimin, Dimitrov do të diskutojë për përcjelljen e përvojave estoneze me e-qeveri, si dhe digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, thuhet në njoftimin e SÇE-së.