Me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive, për shkak të qetësimit të epidemisë në vend, Qeveria solli vendim që në vend nga ora 21:00, ora policore prej sot të fillojë nga ora 23:00 dhe të zgjasë deri në 05:00 të mëngjesit.
Në seancën e djeshme, Qeveria solli vendim edhe për ndryshim të orarit të punës të objekteve hotelierike, gjegjësisht prej sot do të jenë të hapura deri në ora 22:30 minuta edhe atë vetëm në pjesë të hapura, tarraca, për objektet hotelierike, siç është konfirmuar janë masat ekzistuese dhe protokollet dedikuese.
Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi plotësisht, ndërsa Qeveria në mbledhje pranoi vendosjen e masës për vetëizolim të detyrueshëm (karantinë) në kohëzgjatje prej 14 ditëve për të gjithë personat fizikë nga vendi dhe jashtë – udhëtarë të cilët arrijnë nga India dhe Brazili, për shkak të parandalimit të përhapjes së llojeve SARS-CoV-2.
Ende mbetet në fuqi të gjitha kufizimet tjera me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga pandemia e Kovid-19.
Nga NPQ kumtuan se prej sot transporti public do të qarkullojë deri në ora 23:00.
Lehtësimi I kufizimeve vijon pas qetësimit disa javor të epidemisë, Është ulur numri I të infektuarve të rinj dhe të vdekurve.
Sipas raportit javor të Institutit të shëndetit publik, në periudhën nga 26 prilli deri më 2 maj, gjithsej janë testuar 14,975 materiale në laboratorë ku u krye testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie prej 17.6 përqind në krahasim me javën e kaluar. 2.076 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 34 qytete në vend, një rënie prej 39.7 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 857; 41.5 përqind), me një incidencë javore – 138.8 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 211.0 / 100,000 është regjistruar në Vinica.
Përqindja e pozitivitetit sillet nga 9.6 përqind në 17.7 përqind, një mesatare prej 13.1 përqind me një rënie prej 4.9 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 781, 37.6 përqind). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në njerëz në grupmoshat nga 50 në 59 vjeç (n = 349; 16.8 përqind), nga 40 në 49 vjeç (n = 333; 16 përqind), nga 30 në 39 vjeç (n = 323 ; 15.6 përqind) dhe 20 deri në 29 vjet (n = 172; 8.3 përqind) Numri më i ulët u regjistrua në mesin e fëmijëve deri në nëntë vjeç (n = 33; 1.6 përqind) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 85; 4.1 përqind).
Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 4,012 njerëz që u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi fituan statusin e “shëruar”, me një rënie prej 34.5 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Janë raportuar 167 vdekje nga 22 qytete, që është 20.9 përqind më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 150 persona ishin mbi 60 vjeç, 15 persona të moshës 50 deri 59 vjeç dhe një person në grupmoshat 30 deri 39 vjeç dhe 40 deri 49 vjeç.
Sipas të dhënave të fundit, në vend aktive janë 13169 raste nga Kovid-19. Nga fillimi I epidemisë e deri më tani janë regjistruar 152.814 të infektuar me Kovid-19, 134.653 janë shëruar dhe 4992 kanë vdekur.