Qeveria pas analizave dhe debateve të gjera, si dhe konsultimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, konsideron se shumica e kërkesave të mediave dhe punonjësve të medias, të cilat i referohen reformave të paralajmëruara të medias, janë të pranueshme , njoftuan burimet qeveritare për MIA.
Pakoja e reformës në media kryesisht i referohet pranimit të disa prej kërkesave të mediave dhe sindikatave në pjesën e ndryshimeve ligjore në nenin 102 të Ligjit për Shërbimet Audio dhe Audiovizive, të cilat i mundësojnë Qeverisë të zbatojë projekte edukative dhe informuese për fushatë me interes publik dhe përmes transmetuesve, më pas pranimin e kërkesës për krijimin e një fondi të pavarur për gazetarinë hulumtuese dhe për prodhimin e përmbajtjes mediatike me interes publik, si dhe reformat thelbësore në sferën e medias në drejtim të ushtrimit të të drejtave gazetareske.
Sipas të njëjtave burime, në ndryshimet e paralajmëruara në nenin 102 të Ligjit për Shërbimet Audio dhe Audiovizive, Qeveria, duke i marrë parasysh pikëpamjet e SHGM-së, KEMM dhe delegacionit të BE, vendosi të heqë dorë nga flamuri evropian për ligjin.
Qeveria është kategorike se po punohet ekskluzivisht në një model me të cilin mundësohet kontrolli i përmbajtjes mbi justifikimin e fushatave me interes publik dhe në të njëjtën kohë vendoset një çelës fiks për shpërndarjen e drejtë të fondeve për huamarje të kohës mediatike te të të gjithë transmetuesit, përmes kritereve të përcaktuara në mënyrë rigoroze te të cilat nuk ekziston mundësi e ndërhyrjes së faktorit njerëzor.
Në këtë mënyrë, sipas Qeverisë, do të hiqet ndalesa absurde për çdo fushate qeveritare me interes publik, në një kohë kur përballemi me sfidën më të madhe shëndetësore – vaksinimin dhe kur organizatat ndërkombëtare, të tilla si BE dhe UNICEF, tashmë kanë fushata të tyre përmes mediave me të cilat i bëjnë qytetarëve të vaksinohen, ndërsa Qeveria e Maqedonisë nuk mund ta bëjë këtë për shkak të ndalesës ligjore që është rezultat i praktikave të këqija të qeverisë së Gruevskit.
Ky i ashtuquajtur “fond mediatik” do të synojë ta inkurajojë gazetarinë hulumtuese dhe krijimin e përmbajtjes mediatike duke e ndjekur shembullin e shumë vendeve anëtare të BE-së.
Nga Qeveria besojnë se me këtë pako janë pranuar dhe siguruar shumë nga kërkesat e mediave dhe punonjësve të medias që i kanë marrë.
“Kurrë nuk mund t’i plotësojmë të gjitha kërkesat, por besojmë se kjo është një prerje gjithëpërfshirëse e nevojave totale me mekanizma të garantuara të mbrojtjes, thonë nga Ilindenska, duke theksuar se kjo pako do të jetë në procedurë qeveritare në një nga seancat e ardhshme të qeverisë dhe pritet të hyjë në procedurë parlamentare deri në fund të muajit.