Zëdhënësja e Komisionit Evropian e obliguar për zgjerim, Ana Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor nga BE është provë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Bruksel, Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave të para në Ballkanin Perëndimor nga BE me ndihmën e Austrisë, të cilat fillojnë të mbërrijnë në rajon sot janë mbështetje e qartë nga Unioni, së bashku me ndihmën financiare prej 3.3 miliardë eurove për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mbi 650 mijë vaksina do të shpërndahen për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 199 mijë në Maqedoninë e Veriut. Shpërndarja e vaksinave bëhet në përputhje me nevojat e secilit vend, ndërsa dozat janë të destinuara për punonjësit shëndetësorë dhe grupet më të prekshme, kujtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian.
“Ky është një mesazh i qartë se ne kujdesemi për rajonin dhe se e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian,” tha Pisonero.