Ministrja federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet bashkë ta vazhdojnë procesin e anëtarësimit drejtë Bashkimit Evropian. Ndarja e të dyja vendeve në atë proces, tha ajo, mund të jetë e rrezikshme dhe kjo duhet të parandalohet.
“Ne duam Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkërisht të fitojnë perspektivë reale në Bashkimin Evropian. Ne jemi të mendimit se do të jetë e rrezikshme dhe në çdo rast do të duhet të parandalohet këto dy vende në këtë proces t’i ndajmë. ‘Living no one bihend’ ose moslënia e askujt pas në bisedimet do të duhet të mbetet si devizë”, tha ministrja Edshtadler duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Për këtë ajo shpreson se çështja me Bullgarinë do të tejkalohet.
“Shpresoj se, gjithashtu, Maqedonia e Veriut do të mbetet kontruktive dhe aktive dhe do të ndikojë problemi të zgjidhet që të arrihet deri në konferencën ndërqeveritare për të dyja vendet”, theksoi ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë.
Zëvendëskryeministri Dimitrov tha se qëndrimi për mos ndarjen e të dyja vendeve në procesin e anëtarësimit është qëndrim i shumë vendeve anëtare të Unionit.
“Siç e dëgjuam tani qëndrimin e Austrisë, dje kishim rast të dëgjonim edhe qëndrimin e Gjermanisë përmes ministrit Hajko Mas, ndërsa para disa ditëve e kishim edhe përfaqësuesin sllovak me qëndrimin e njëjtë. Mendoj se shumica e vendeve anëtare kanë qëndrim se të dyja vendet i përmbushin kushtet dhe se është koha që të kemi dy konferenca ndërqeveritare edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë”, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane duke u përgjigjur në pyetjen e njëjtë.