Sot është Dita botërore e lirisë së medias. CIVIL-i e filloi ditën me një urim të shkurtër në FB dhe Tuiter, si dhe me tekstin e Xhabir Derallës në faqen e internetit të Fondacionit Heinrich Bell në gjuhën angleze.
Dita Botërore e Lirisë së Medias (World Press Freedom Day) u shpall nga Asambleja e përgjithshme e KB-së në vitin 1993 pas një rekomandimi të miratuar në sancën e 26-të të Konferencës së përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991. Kësaj I parapriu Deklarata nga Windhoek të përgatitur nga një grup gazetarësh afrikanë që bëjnë thirrje për pluralizëm dhe pavarësi të medias. Festa synon të kujtojë qeveritë nevojën për të respektuar dhe angazhuar për lirinë e medias, por gjithashtu për të inkurajuar gazetarët të mendojnë për çështjet e lirisë së shtypit dhe etikës profesionale. Dita potërore e lirisë së shtypit është gjithashtu një ditë e mbështetjes për mediat që janë të ekspozuara ndaj përpjekjeve për të shfuqizuar ose kufizuar lirinë e tyre të shprehjes, por edhe një ditë përkujtimi për gazetarët që humbën jetën gjatë këtij procesi. Këtë vit, tema e Ditës botërore të lirisë së shtypit është “Informacioni si një e mirë publike”.
Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa kufij, Maqedonia e Veriut përparoi dy vende në Listën botërore të lirisë së medias në vitin 2020 dhe me 31.67 pikë u rendit si e 90-ta.
Në seksionin për vendin tonë thuhet se: “2020-a ishte një vit i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Parlamenti u shpërnda, qeveria e përkohshme mori pushtetin, dhe më pas zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë Kovid-19 dhe gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në mënurë të duhur. “Situata me mediat është përkeqësuar, zyrtarë të lartë qeveritarë kanë vazhduar të kërcënojnë dhe fyejnë mediat dhe ngacmimi kibernetik dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve në mediat sociale janë rritur”.
Gjatë 12 viteve të fundit, CIVILI ka punuar për të krijuar një platformë mediatike që është e lirë, e pavarur dhe e hapur. Organizata nisi këtë hap në kushte të errësirës së mediave, kur regjimi i ktheu gazetarët në mbajtës mikrofoni dhe mediat në bordin e vet të propagandës dhe buletinit nacionalist. Punëtorët e mediave dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, si dhe familjet dhe të dashurit e tyre, u kërcënuan, shantazhuan dhe u vënë në presion, u rrahën, përndoqën dhe u burgosën. Një numër sulmesh si dhe i kërcënimeve me vdekje gjatë regjimit autoritar 2006-2016 ende nuk janë sqaruar.
“Arritjet pas rënies së regjimit në fushën e forcimit të lirive të mediave janë të dukshme, por ato shoqërohen nga një sërë dobësish dhe sfidash. Dobësitë dhe sfidat janë pasojë e trendeve me një karakter më të gjerë rajonal dhe global, por jo një pjesë e vogël e tyre janë gjithashtu të një natyre subjektive” – është pozicioni i CIVIL-it nga viti i kaluar, i cili theksohet edhe këtë vit.
“Globalisht, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar zhvendosje tektonike në fushën e lirisë së shprehjes dhe informacionit. Masat e ballafaqimit me pandeminë në tërë botën kanë rrezikuar të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht në pjesë të botës ku ato kanë paraqitur një sfidë serioze.” – thonë nga CIVILi.
Paralelisht me pandeminë, infodemia përhapet edhe më shpejt. Në periudhën e kaluar, bazuar në monitorimin afatgjatë, CIVILi vazhdimisht ka deklaruar dhe paralajmëruar publikun se infodemia nuk anashkaloi as Maqedoninë e Veriut. Lajmet e rreme, keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë armë në propagandën e partive të caktuara politike dhe qendrave të botës së krimit politik dhe kriminal, të cilat synojnë të minojnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor dhe në institucionet në përgjithësi. Media luan një rol të madh në shpërndarjen e këtyre kërcënimeve hibride ndaj demokracisë.
“Fjalimi inflamator në rrjetet sociale shpesh buron nga prodhimi mediatik i strukturave të caktuara politike, të biznesit dhe atij kriminal në vend” – thuhet në raportet dhe analizat e CIVIL-it – “Mungesa e përgjigjes së duhur nga institucionet përkatëse inkurajon këto qendra që të forcojnë veprimin e tyre shkatërrues. Kjo rrezikon interesin publik dhe posaçërisht vë në rrezik nëpunësit profesionistë të mediave.”
Në Maqedoninë e Veriut, është bërë normë që politikanët pro-rusë të sulmojnë aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe gazetarë në Internet, duke ngacmuar dhe kërcënuar jetën tonë. Rasti im, si president i organizatës për të drejtat e njeriut – CIVIL, nuk është përjashtim, por sigurisht që është një nga më të ilustruarëve, thuhet në njoftimin e tekstit të Xhabir Derallës për Heinrich Bell.
“CIVIL-i si një organizatë dhe stafi i saj janë në shënjestër të shpeshtë të kërcënimeve të tilla. Kohët e fundit kemi marrë një telefonatë për një kërcënim me vdekje në zyrat e CIVIL-it, me një numër telefoni të dukshëm të telefonuesit. Kolegët e mi quhen tradhtarë, mercenarë, spiunë, xhihadistë (çfarëdo që të thotë kjo). Njerëzit po bëjnë thirrje për ekzekutim, djegie publike, burgosje, gjykim publik dhe dënim të ashpër për anëtarët e organizatës sonë,” – shkroi Deralla në tekstin e lartëpërmendur.
CIVILi boton raporte dhe artikuj të përditshëm mbi aspekte të ndryshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë në lirinë e shprehjes dhe liritë e medias, si dhe luftën kundër keqinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.
CIVILi mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat relevante mediatike dhe mediat, në mënyrë që të forcojë lirinë e shprehjes dhe informacionit, të cilat janë të drejta themelore të njeriut, të garantuara nga Kushtetuta, ligjet dhe e drejta ndërkombëtare.