Në Francë janë zbuluar rastet e para të koronavirusit B.1.617, mutacion që është dominant në Indi, njoftoi mbrëmë vonë Ministria franceze e Shëndetësisë.
Rasti i parë është paraqitur te një grua, e cila ka udhëtuar në Indi dhe jeton në Francën jugperëndimore.
Dy persona tjerë nga Franca juglindore janë infektuar me këtë lloj të koronavirusit, ndërsa Ministria njoftoi se edhe ata kanë qenë në Indi.