Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nuk pret se pa partner nga pala tjetër dhe me qeveri teknike, siç deklaroi, është e mundur kthesë lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë për anëtarësimin tonë në BE. Por, atë që duhet ta bëjmë deri në qershor, theksoi ajo, është t’i përkujtojmë të gjithë se ne detyrimet tona i përmbushën dhe presim lloj të njëjtë të përkushtimit dhe qëndrueshmërisë edhe nga ana e BE-së.
“Ka një pjesë të detyrimeve që nuk varen nga ne. Ne nuk mundemi ta zgjedhin qeverinë bullgare dhe nuk mund ta krijojmë negociatorin e palës tjetër. Ajo që mund të ndikojmë është gabim ta parashikojmë”, u përgjigj ministrja Shekerinska sot pas promovimit të 55 nënoficerëve të rinj në kazermën ‘Ilinden” në Shkup, në pyetjen e gazetarëve nëse mundemi të shpresojmë në përgjigje pozitive në qershor për fillim të negociatave me BE-në.
Sipas saj, në periudhën e kaluar treguam se një rregull gjithmonë vlen, përfundo punët e tua, që të mos mundet se për shkak të lëshimeve tua asgjë nuk ka ndodhur, edhe si shtet, nënvizoi, periudhën e kaluar këtë e treguam.
“Secili nga raportet e Komisionit Evropian, secili nga raportet në pikëpamje të reformave vendore, përfshirë edhe atë dje të Fridom Hausit tregojnë se çështjet kryesore për shkak të së cilave si shtet nuk përparuam, ne arritëm t’i lëvizim dhe çdo vit të tregojmë se demokracia, të drejtat e njeriut, liria e mediave dhe sundimi i së drejtës shkojnë hap pas hapi”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.