Në vend po qetësohet situata epidemiologjike me Kovid-19 dhe asnjë formë tjetër e këtij virusi nuk është zbuluar, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke bërë thirrje në prag të festave të Pashkëve qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë masat.
Ajo që po ndodh tani, theksoi Ministri, ka për qëllim qetësimin e situatës epidemiologjike, ndërsa mundësi për shkelje të masave dhe rekomandimeve ka pasur edhe deri tani, dhe ka tani e tutje. Pra, ato vizita në objektet fetare, tubime masive dhe kur ato nuk lejohen në drejtim të shkeljes janë gjithmonë të mundshme dhe gjithmonë prej andej lindin të gjitha problemet, për sa i përket shfaqjes së mini grupeve. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe me shembullin tonë, duke e marrë parasysh përgjegjësinë tonë, të veprojmë si duhet brenda asaj që tani do të thotë jetë me masa, rekomandime, parandalim, etj”, deklaroi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas dhurimit nga Sllovakia në Klinika për sëmundjet e fëmijëve në Shkup.
Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që duhet bërë, çfarë nuk duhet të bëhet, se si ata vetë do të kontribuojnë në dobësimin e mëtejshëm të epidemisë, përkatësisht numrat të zvogëlohen.
“Tempujt fetarë janë të hapur, xhamitë dhe kishat, dhe tani çdo ditë nëse ka ndonjë shërbim, etj. njerëzit që nuk u përmbahen masave parandaluese dhe nuk kujdesen për shëndetin e tyre janë në rrezik. Qeveria nuk mund të thotë gjithmonë dhe të zgjedhë midis kufizimeve të rënda ose hapjes së plotë ose diçkaje ndërmjet tyre, ndërsa qytetarët të mos përfshihen në veprimet e tyre dhe përgjegjësinë e tyre. Dhe ky është thelbi, që ne duhet të funksionojmë dhe të jetojmë”, tha Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë kujtoi pjesëmarrjen e liderëve fetarë në disa takime të përbashkëta dhe apelin që besimtarët t’i përmbahen masave ose gjithçkaje që do të thotë mbrojtje e shëndetit të qytetarëve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Filipçe tha se përveç llojit britanik tek ne nuk është detektuar asnjë mutacion tjetër i virusit.
“Sidoqoftë, nëse diçka është zgjeruar tashmë në vendet evropiane dhe nuk ka ndryshime midis atyre vendeve evropiane, do të jetë shumë e vështirë të parandalohet. Dhe këtu vjen së pari përgjegjësia e qytetarëve, çfarëdo që të jetë mutacioni, pa marrë parasysh se sa i transmetueshëm është ai lloj i virusit. Në atë kuptim, asnjë formë tjetër nuk është zbuluar në vendin tonë, përveç asaj britanike, ndërsa këtë e tregojnë edhe analizat e fundit, brenda pak javësh ai bëjnë analizat e gjenomit në të dy laboratorët. Kështu që ne qëndrojmë në masat aktuale”, tha Filipçe.