Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se pikat për vaksinim masiv që duhet të funksionojnë edhe në gjashtë qytete nga e marta javën e ardhshme në ditë do të mundësohet të vaksinohen edhe mbi 10.000 qytetarë dhe siç thotë, aspak të mos ketë tollovi. Deri më tani janë vaksinuar gjithsej 60.000 qytetarë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për reagimet e djeshme të qytetarëve se kanë pritur për vaksinim në pikat e vaksinimit në Shkup, Filipçe sot deklaroi se bëhet fjalë për keqkuptim në terminet, si edhe se kjo është zgjidhur dhe nuk do të pasojë në periudhën e ardhshme.
“Lidhur me pritjet dhe tollovitë mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme të parashikuar që të mos bëhen dhe të pritet në distancë të caktuar. Kjo pasqyrë edhe nëse është ndonjë rrezik, tani për tani nuk e shohim se është rrezik, mund të ndryshojë me lëshimin e pikave për vaksinim masiv, sallat sportive të cilat do të funksionojnë nga e marta. Nga e hëna kudo do të shpërndahen në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur vaksinat kineze edhe në Tetovë, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir dhe Ohër do të fillojë vaksinimi. Mendoj se do të jetë sistem i cili do të mundësojë mbi 10.000 qytetarë në ditë të vaksinohen dhe të mos ketë tollovi”, deklaroi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes për donacion nga Sllovakia për Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se deri më tani gjithsej janë vaksinuar rreth 60.000 qytetarë ndërsa në këtë numër janë edhe personat më të moshuar mbi 70 vjeç dhe të punësuarit në infrastrukturën kritike.
“Sipas përllogaritjeve tona diçka nën 20 për qind, rreth 18 për qind janë vaksinuar persona mbi 70 vjeç nga numri i përgjithshëm i qytetarëve mbi 70 vjeç në vend”, tha Filipçe.