Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme demanton se është organizuese e bojkotit të mësimit për shkak të digjitalizimit të librave shkollorë dhe se ato janë lajme të rrejshme me të cilat disa grupe manipulojnë me opinionin.
“Lidhja asnjëherë nuk ka organizuar, e as ndërkaq nuk ka bërë thirrje për bojkot për shkak të digjitalizimit të librave shkollorë. Nuk ka nevojë për dukuri të tilla. Digjitalizimi I librave shkollorë ka të bëjë vetëm me klasën e katërt, të cilët do të jenë digjital prej shtatorit, ndërsa shumë vite do të kalojnë derisa të fillojë procesi I digjitalizimit të materialeve mësimore në arsimin e mesëm”, kumtoi në Fejsbuk Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme.
Qëndrimi I tyre, siç thekson, është se secili nxënës duhet ta ketë të drejtën të zgjedhë nga çfarë libri dëshiron të mësojë.
“Thirrjet e këtilla për bojkot I manipulojnë dhe I dëmtojnë nxënësit e shkollave të mesme. Shumë nxënës sot u manipuluan nga ana e grupeve të këtilla pa ditur se për çka saktësisht po bojkotohet apo kush e organizon atë. Prandaj, u bëjmë thirrje autoriteteve arsimore t’I arsyetojnë mungesat”, informoi Lidhja me thirrje drejtuar nxënësve se “ky bojkot është I rrejshëm dhe jothelbësor”.