Grupi i vendeve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës (GREKO) për raundin e pestë të evaluimit udhëzoi 23 rekomandime për Maqedoninë e Veriut, dhe në raportin e vet të publikuar zyrtarisht sot në Strasburg, konkludon se vendi në nivel të kënaqshëm zbatoi katër rekomandime tl përmbajtura në Raport. Nga rekomandimet e mbetura, nëntë janë implementuar pjesërisht dhe dhjetë nuk janë implementuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Raundi i pestë i evaluimit të GREKO-s ka të bëjë me “Parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit tek pushteti qendror (persona të cilëve u janë besuar funksionet më të larta ekzekutive – LNIF) dhe organet për zbatim të ligjit (OZL)”.
Lidhur me funksionet më të larta ekzekutive (persona të cilët kryejnë funksione më të larta ekzekutive), miratimi i Kodit të ri etik për persona të cilët kryejnë funksione më të larta ekzekutive është për t’u përshëndetur. Me të për herë të parë u vendosën rregulla për interaksion të personave të cilët kryejnë funksione më të larta ekzekutive me lobistë dhe persona të tretë të cilët dëshirojnë të ndikojnë në procesin publik të vendimmarrjes. Revizioni i Dekretit qeveritar për pranim të dhuratave në institucionet publike, përfshirë edhe pushtetin qendror, si dhe përgatitja e Udhëzuesit praktik me indikacione të qarta drejtuar personave të cilët kryejnë funksione më të larta ekzekutive për atë se si të identifikohen konfliktet e interesit, gjithashtu paraqesin raste pozitive. Anëtarët e qeverisë janë të trajnuar për Kodin, konfliktin e interesave dhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me integritetin.
Si vërejtje negative, dhënia e implementimit të Kodit të sjelljes në duart e Zëvendëskryeministrit i cili ka kompetenca të hulumtojë dhe sanksionojë shkelje dhe njëkohësisht duhet të sigurojë edhe këshillim të besueshëm dhe grumbullim të fakteve për shkelje të Kodit, nuk është e pranueshme dhe nuk është kompatibile me praktikën e GREKO-s. Më tutje, shqetëson mungesa e vazhdueshme e vlerësimeve të rrezikut për integritet dhe vlerësimet e rregullta të ndikimit të masave për integritet në pushtetin qendror. Edhe pse në buxhetin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) janë futur resurse të konsiderueshme financiare, ai ende nuk është funksional dhe nuk mundet t’i kryejë me rregull detyrat e veta sipas ligjeve të cilat janë në fuqi për momentin. Shqetësim i posaçëm është numri i konsiderueshëm i konfliktit të interesave dhe rasteve të zbulimit të mjeteve të cilat përfshijnë persona të cilët kryejnë funksione më të larta ekzekutive, të përpunuara nga KSHPK. Më tutje, nuk duket sikur është zbatuar analizë adekuate e zbatimit praktik të sanksioneve për konflikt të interesave dhe shkeljeve të tjera të integritetit, as ndërkaq se ky regjim i sanksionimit është reviduar në mënyrë që të sigurohet se i përmbushë parakushtet për efektivitet, proporcionalitet dhe dekurajim.
Lidhur me agjencinë për zbatim të ligjit (policisë), është pozitive që informatat për buxhetin, aktivitetet, vendimet, procedurat administrative dge furnizimet publike të Byrosë për siguri publike – një nga strukturat më të fshehta – u bënë më të kapshme në Internet. GREKO gjithashtu e përshëndetë inkuadrimin gjithpërfshirës të personelit policor në nivele të ndryshme, sindikatat dhe shoqëria civile në përpunimin e Kodit të ri etik për forcat policore. Kodi ofron pjesëmarrje adekuate praktike për sjelljen e pritshme etike dhe rregullon çështje siç janë konflikti i interesave, punësimi ndihmës, paraqitja e integritetit joetik për persona të cilët hyjnë në polici, si dhe personelit policor gjatë tërë shërbimit të tyre. Mbikëqyrja e jashtme e forcave të policisë nga ana e Zyres së Avokatit të popullit dhe Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion duket adekuat. Në kundërshtim me atë, mbetet të bëhet kontrolli i ndjeshmërive dhe rreziqeve të korrupsionit në polici dhe evaluimi i rregullt dhe vlerësimi i ndikimit të programeve vjetore antikorrupsion të policisë. Çka është më me rëndësi, pavarësia operative e policisë duhet të harmonizohet me standardet e Këshillit të Evroës për punë demokratike policore dhe depolitizimi i saj të sigurohet me ligj dhe në praktikë.
Duke pasur parasysh të lartëpërmendurën, GREKO vëren se është i domosdoshëm përparimi i mëtutjeshëm, në mënyrë që të demonstrohet niveli i pranueshëm i harmonizimit me rekomandimet në 18 muajt në vijim. Në pajtim me Rregulloren e vet, GREKO e fton Shefin e Delegacionit të Maqedonisë së Veriut të parashtrojë informata shtesë lidhur me zbatimin e rekomandimeve të papërmbushura deri më 30 shtator të vitit 202.
GREKO në fund i fton autoritetet e Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë ta miratojnë publikimin e këtij Raporti.