Masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes dhe restriksionet dhe masat e tjera për zbatim të mbrojtjes personale për parandalim të përhapjes së Kovid-19 skadojnë sot, ndërsa dje Shtabi I krizës propozoi që ora policore prej nesër të fillojë prej orës 21:00 dhe të zgjasë deri në orën 5:00 të mëngjesit, të hapen verandat verore në të gjitha objektet e gastronomisë, ndërkaq gjatë festës së ardhshme të Pashkëve, të shtunën drejt të dielës (1 drejt 2 majit) dhe 12 drejt 13 majit kur festohet Ramazan Bajrami të mos ketë orë policore. Tani hapin e ka Qeveria e cila në mbledhjen e sotme duhet të sjellë vendimin përfundimtar.
Lehtësimi I masave, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko FIlipçe, I referohet gjendjes së përmirësuar epidemiologjike, ndërsa ky është rezultat i, siç tha, masave të sjellura me kohë dhe dimensionimit të mbarë procesit të koordinimit të pranimeve në spitale.
“Numri i të sapoinfektuarve nga Kovid-19 po zvogëlohet. Trendi është definitivisht i tillë, lakorja epidemiologjike është në rënie. Sot ka më pak se 100 raste të sapodiagnostikuara. E tërë kjo po ndjehet edhe në spitale mbarë shtetin, ku ishin kapacitetet e mbushura. Tani numri i pacientëve të çrregjistruar është më i madh se i atyre të pranuar, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai potencoi se po zvogëlohet presioni ndaj spitaleve në brendinë e shtetit me transferimin e pacientëve në institucionet shëndetësore publike të Shkupit dhe sistemit të koordinimit mes klinikave.
“Duke e pasur edhe këtë tani parasysh lirohen edhe disa reparte të cilat ishin angazhuar në mënyrë shtesë për pacientë me Kovid-19. Në përgjithësi ndjejmë lehtësim në kuptim të presionit të ulur. I ndjekim trendet edhe në shtetet e rajonit, kjo valë e dytë kudo, në të gjitha vendet e rajonit po qetësohet. Shpresoj se kjo, bashkë me vaksinimin e shpejtuar i cili do të vijojë pas Pashkëve, kur para së gjithash do të sjellën vaksinat kineze sipas numrit të të regjistruarve në rajonet, do ta ndryshojë pasqyrën”, shtoi Filipçe.
Për festat e ardhshme, Pashkët dhe Bajrami I Ramazanit, të shtunën drejt të dielës dhe 12 drejt 13 majit, theksoi, nuk do të ketë orë policore dhe qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm me respektim të masave për mbrojtje-mbajtje të maskës dhe distancës. Përmendi se objektet hotelierike gjatë festave fetare do të punojnë deri në orën 21:00.
Për grupimet gjatë festive, ministri tha se liderët fetarë morën obligim që gjithçka që mund të organizohet jashtë, ashtu të bëhet.
“Me mënyrë të këtillë të organizimit dhe përgjegjësisë së qytetarëve nuk do të ketë shkelje të masave. Thjeshtë, të gjithë me përgjegjësinë e vet të tregojmë se mund të funksionohet edhe në prani të virusit”, tha Filipçe.
Përfaqësues të Qeverisë dhe të bashkësive fetare dje në takim konstatuan se masat e ndërmarra për mbrojtje të shëndetit publik dhanë rezultate, që e tregon ulja e numrit të të infektuarve dhe të qytetarëve të cilët kanë nevojë të kujdesen në spitale, me çka krijohen edhe mundësitë për shënim më të relaksuar të festive fetare Pashkët dhe Ramazani I Bajramit.
Është shprehur qëndrim i përbashkët se situata e tillë nuk do të thotë edhe lëshim, për të cilin shkak Qeveria dhe liderët fetarë të BFI-së dhe KOM-it u apelojnë të gjithë qytetarëve që edhe më tej t’i respektojnë masat për mbrojtje, pasi nga kjo do të varet edhe nëse do të ketë lehtësime të reja të masave dhe të orës policore
Qeveria dhe krerët e BFI-së dhe KOM-it, në prag të shënimit të festave fetare, bashkarisht konstatojnë se me rëndësi të madhe është disiplina dhe përgjegjësia individuale e besimtarëve dhe qytetarëve, në pjesën e respektimit të protokolleve ekzistuese, siç janë mbajtja e maskës në ambient të hapur dhe të mbyllur, mbajtja e distances, mosgrupimim, marrja pjesë në brendinë e objekteve fetare të mos jetë më e madhe se 30 për qind nga kapaciteti.
Nga Shtabi I krizës javën e kaluar theksuan se propozim-masat e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtohen vetëm nëse ruhen trended e rënies së numrave të rasteve të resja dhe të personave të hospitalizuar, për çka kyç është respektimi I masave personale për mbrojtje nga Kovid-19 dhe protokollet aktive për funksionim në kushte të Kovid-19.