Mund të dallojmë për politikë prej zero deri 100, çdo ditë mund të kemi qëndrime të ndryshme në Parlament dhe unë ato qëndrime të ndryshme çdo ditë I respektoj, por ka linja të kuqe të nuk guxojmë t’I kalojmë edhe për shkakun tonë edhe për shkak të fëmijëve tanë. Pres nga të gjithë njerëzit e ndershëm, të cilët besoj se ia dëshirojnë të mirën atdheut tonë, ta hartojnë linjën e tyre të kuqe dhe në suaza të organeve të veta partiake. Më falni nëse jam pak emotive, por shumë njerëz atë ditë ishin me të vërtetë në prag të vdekjes.
Kjo është porosia nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, drejtuar pyetjes së gazetarëve nëse konsideron se drejtësia është përmbushur edhe për kolegët gazetarë të cilët më 27 prill të vitit 2017 raportuan nga Kuvendi.
Duke cekur se përballja me 27 prillin duhet të bëhet në dy nivele, Shekerinska potencoi se njëri nivel është ligji dhe vendimet gjyqësore dhe pres që të gjithë ata të cilët ishin përgjegjës për dhunën të përgjigjen, jo vetëm ata të cilët i koordinuan në mënyrë operative, tha, por ata të cilët dhanë urdhra me telefon.
“Kuptohet se kjo do të thotë edhe kompensim dhe notim i viktimave, i të gjithë atyre të cilët u lënduan. Si dikush që u largua nga Kuvendi dhe nga Qendra klinike me disa penj në kokë, e kam vështirë të flas për atë ditë, jo vetëm për shkak të gjakut, dhe jo vetëm për shkak të viktimave dhe rrezikut, por sepse akoma nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur në vendin tim. I kujtoj edhe takimet atë mbrëmje me kolegët tuaj në sallën ku ndodhi sulmi kryesor. Shiheshim mes vete dhe mendonim se është ëndërr e keqe dhe nuk është e mundur që njerëzit të kenë mendje aq kriminele. Do të doja të besoj se këto procedura gjyqësore do të kenë epilog dhe se do të tregojnë me gisht dhe me përgjegjësi drejt atyre kryesorëve, e jo vetëm drejt kryesve dhe organizuesve”, deklaroi Shekerinska, e cila së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërnz, sot, në poligonin e armatës “Krivollak” i vizituan pjesëtarët e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të forcave të armatosura të SHBA-së, të cilat bashkarisht punojnë në ndërtimin e përmbajtjeve të reja të poligonit, para fillimit të stërvitjes ndërkombëtare “Goditja vendimtare 21”.
Në nivel të dytë, theksoi ministrja Shekerinska, kemi përgjegjësi më të madhe ne të flasim. Situata të tilla, theksoi, mund të ndodhin edhe në shtete të tjera demokratike, por që të mos përsëriten, duhet t’i dënojmë njëzëri, ndërsa ajo që dje pashë në rrugët e Shkupit, nuk ishte dënim, ishte mbështetje.
“Ajo që dje e pashë në Shkup është se partia që e krijoi dhunën, madje edhe verbalisht nuk dëshiron të distancohet prej saj. Më 27 prill 2017 ato kryesisht ishin kokat tona, dhjetë, 20, 30 njerëz. Por nëse në shoqëri dhe në shtet krijohet klimë se kjo është në rregull dhe i duartrokasin dhunës së tillë, nesër do të jetë koka e dikujt tjetër, jo vetëm e jona. Konflikti dhe dënimi i dhunës duhet të jetë pjesë e kulturës sonë politike, kush do që të sulmohet, lëndohet dhe të jetë në prag të vdekjes”, porositi Shekerinska.
Sipas saj, shumë njerëz në parti të caktuara politike u turpëruan pas 27 prillit dhe i janë afruar dhe i kanë folur, siç tha, se nuk kanë menduar se do të vijë deri te ajo, dhe, theksoi, u besova.
“Kur dje i pashë një pjesë sërish të rreshtuar me duartrokitje ndaj dhunës, nuk jam e sigurt se e kemi marrë mësimin”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.