Denari paraqet një nga shtyllat kyçe të stabilitetit të ekonomisë së vendit, porositi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, me rastin e 29 vjetorit nga pavarësimi monetar.
Në fjalimin me këtë rast, guvernatorja vlerëson se pavarësia monetare është zhvilluar në periudhë mjaftë të vështirë me devalvacione të shpeshta të kursit, inflacion që ka arritur edhe deri në nivel katërshifror dhe rënie të ekonomisë deri vitin 1996, kur për herë të parë është realizuar rritje prej 1,2 përqind.
“Përpjekjet e Bankës Popullore, së bashku me bartësit tjerë të politikave dhe të bashkësisë ekonomike, kanë luajtur rol kyç për ndërprerjen e spiraljes së inflacionit dhe stabilizimit të kursit të valutës vendore. Në vitin 1995, u zyrtarizua strategjia monetare e kursit stabil devizor të denarit – strategji, për të cilën edhe atëherë, edhe tani ekziston konsensus se paraqet një nga shtyllat kyçe të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut”, thotë Angelovska-Bezhovska.
Ajo thekson se Banka Popullore arrin ta mbajë inflacionin në nivel të matur, ngjashëm si ai evropian dhe se kontribut të rëndësishëm për inflacionin e ulët dhe stabil ka edhe kursi stabil i denarit në krahasim me euron.
Para 29 viteve, dinari jugosllav është zëvendësuar me denarin si valutë vendore, ndërsa Banka Popullore filloi të punojë si bankë e pavarur qendrore.