Ndërsa ka mbetur vetem gjysëm ore nga përfundimi i procesit të votimit në vend, zëdhënësja e fushatës së PS, Bora Muzhaqi, i ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë paraqitur në qendrat e votimit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në një deklaratë nga selia e PS-së, Muzhaqi tha se mjafton vetëm pesë minuta nga koha e çdo qytetari për të shënuar të ardhmen e vendit!
“Faleminderit të gjithë atyre që kanë votuar deri tani, faleminderit për qytetarinë e treguar gjatë ditës, ku paqësisht keni marrë pjesë masivisht në këtë proces me rëndësi. Mbeten minutat e fundit do thoja të një ndeshje sportive. Kush nuk ka votuar ende të përfshihet në proces dhe të shkojë të votojë deri në orën 19:00. Ushtroni të drejtën tuaj themelore. Votoni në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri më tani e bën detyrën e tyre. Sa më shumë të marrim pjesë në zgjedhje aq më shumë i merr parasysh politika hallet shpresat dhe ëndrrat tona. Janë vetëm 5 min nga koha juaj që ndikojnë se si do të shkojë drejtpërsëdrejti se si do të vejnë vitet që kemi përpara. Votoni!” u shpreh Muzhaqi.