“Procesi i imunizimit kundër Kovid-19, në territorin e tërë shtetit po zhvillohet mirë. U apeloj edhe një herë qytetarëve që paraqiten për vaksinim në uebfaqen vakcinacija.mk. Rreth 150 mijë qytetarë në këtë moment janë paraqitur dhe kjo do të jetë mënyra me të cilën do ta vazhdojmë procesin e imunizimit”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai theksoi se në të gjitha pikat, nga vaksina e kompanisë “Astra Zeneka” kanë mbetur rreth 5.000 doza dhe si plotësim i kësaj rreth 5.000 doza nga sasia e vaksinës së kompanisë “Fajzer”, e cila tanimë ka arritur në vend, do të ndahen si plotësim që të zhvillohet procesi i vaksinimit gjatë periudhës së ardhshme. Me këtë sasi sot dhe një sasi tjetër prej 150 deri 200 dozave, sqaroi ai, praktikisht tërësisht po shfrytëzohet vaksina e kompanisë “Sputnik”.
“Rreth gjysma e sasisë, 1.000 janë shfrytëzuar nga vaksina Sinofarm, e cila ka arritur si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kemi marrë listë nga kompania ‘Fajzer’ ku na është prezantuar orari, në të cilin do të arrijnë sasitë e tjera në maj. Çdo të hëne, mes 5.000 dhe 7.000 vaksina, gjithsej 26.000, janë paraparë të arrijnë gjatë tërë muajit dhe kjo do të jetë një sasi të cilën duhet të planifikojmë si ta ndajmë mbarë shtetin”, tha Filipçe.
Filipçe citoi gjithashtu, se me tërë sasinë prej 200.000 dozave të vaksinës “Sinofarm”, e cila duhet të arrijë rreth 28 prillit, e për çka është përgaditur plani dhe distribuimi në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur në uebfaqen vakcinacija.mk, e cila menjëherë pas arritjes, e kjo do të përputhet me festat e pashkëve, do të ndahet në mbarë shtetin.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Filipçe tha se qëndrimi i tyre është se në pajtim me moshën, do të vaksinohen të gjithë ata që janë paraqitur.