Çdo joefektivitet i mëtejshëm i perspektivës evropiane në rajon dhe pasiguria e qëllimeve të BE-së, krijon një vakum që mund të plotësohet nga aktorë të tjerë global dhe minon rolin e Unionit në skenën ndërkombëtare, me çfarë fitohen dimensione të sigurisë.
Kjo u theksua në takimin e sotëm në Vilnus mes zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla me kryeministren Ingrida Shimonite. Dimitrov, pas vizitës së djeshme në Letoni, sot vazhdon në Vilnius me turneun baltik.
Në takim është biseduar edhe për perspektivat dhe sfidat për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale në vendet e dy rajoneve.
Siç kumtoi SÇE, bashkëbiseduesit u dakorduan se, çështja për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të plotë në BE ka pasojë të fuqishme rajonale dhe implikime gjeopolitike.
“Procesi i zgjerimit ka të theksuar dimensionin e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura në mënyrë integrale me sigurinë dhe stabilitetin e BE-së dhe kontinentin evropian në përgjithësi”, theksoi Dimitrov.
Së bashku, u konstatua se çdo joefektivitet i mëtejshëm i perspektivitetit evropian për rajonin dhe pasiguria e synimeve të BE-së. Krijon vakum që mund të jetë i mbushur me aktorë tjerë global dhe mbulon rolin e Unionit në skenën ndërkombëtare, me çka fiton edhe dimensione sigurie.
Kryeministrja Shimonite potencoi se Lituania do të vazhdojë në mënyrë aktive ta mbështes perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.