Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas pritet sot të udhëtojë për vizitë një ditore zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Siç njoftoi dje Ambasada e e RF të Gjermanisë në Prishtinë, mes temave, për të cilat shefi i diplomacisë gjermane do të bisedojë me ta, është edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministri federal i Punëve të Jashtme, Mas planifikon të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë më 22 prill. përmbajtjet tematike të vizitës së tij do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, afrimi drejt Bashkimit Evropian, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në kumtesën e e djeshme të Ambasadës në Prishtinë.
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme njoftoi se, pas Prishtinës, Mas, nesër do të vizitojë edhe Beogradin, ku me krerët shtetërorë serbë do të bisedojë për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.