Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe suspektiv me virusin korona, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend, është 1585 dhe ka rreth 400 shtretër të lirë spitalor në qendrat-kovid. Në repartet infektive në vend, trajtohen 924 pacientë, ndërsa në qendrat kovid në Shkup 661 persona, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH-ja informojnë se të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër të cilat kanë furnizm me oksigjen dhe se Ministria ka transparencë në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.
Në 24 orët e fundit, në qendrat-kovid në Shkup janë shtruar 48 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga virusi korona. Gjithsej 661 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në kryeqytet, derisa në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur 22 pranime.
“Në qendrën kovid në SPQ 8 Shtatori ka pasur dhjetë pranime dhe tetë pacientë janë pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar tre të sëmurë, ndërsa dy pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin për Mjekësi Fizikale janë pranuar dy pacientë”, theksohet në kumtesën e MSH-së.
Për momentin në qendrat kovid në klinikat interne dhe kirurgjikale, trajtohen 272 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 56 pacientë të shëruar.
“Numri i pranimeve, ditëve të fundit është stabil dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra te pacientët e shëruar të lirohen vende plotësuese”, qëndron në njoftimin e MSH-së.
Sipas raporteve të , që mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir, janë shtruar 129 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 81 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, ka 38 pacientë, në Veles trajtohen 92 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 101 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë shtruar 90 pacientë, në Prilep 99 në kovid qendrën në Gostivar 36, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 101 pacientë, në Koçan 29, në Kërçovë 30, Kavadar 56, ndërsa në Gjevgjeli 18 persona pozitiv dhe të dyshuar me virusin korona.
Nga MSH-ja, informojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike, kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë, të cilët kanë nevojë për terapi me oksigjen.