Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, e filloi këtë mëngjes turneun baltik në Riga me takime në Parlamentin Letonisë.
Në takimin me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Kuvendit, Rihards Kols dhe kryetaren e Komitetit për Çështje Evropiane, Anda Vita Terauda, u riafirmua mbështetja nga ana e deputetëve letonezë që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat aderuese.
“Përvoja e Letonisë në procesin euro-integrues vendosi energji të freskët dhe shpresë për konsolidimin e kontinentit evropian. Mbështetja e sinqertë miqësore është një shtytje e madhe për vazhdimin e reformave, ndërkaq bashkëpunimi parlamentar është një nga treguesit konkret në këtë drejtim, që kontribuon për avancimin e demokracisë”, tha Dimitrov.
Nga ana letoneze deputetët uruan për anëtarësimin në NATO dhe potencuan se çdo shtyrje e mëtejshme e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut jep sinjal demoralizues deri tek vendet e Ballkanit Perëndimor, deri te të gjitha ata vende të cilët me vendosmëri zbatojnë reformat demokratike me qëllim përfundimtar anëtarësim në BE.