Banorët e lagjes Mëhalla e Re kanë filluar konsultime juridike dhe thonë se do t’i shfrytëzojnë që gjitha mekanizmat juridike nëse Komuna e Qendrës vendosë ta suspendojë PDU-në me çka do të ndërpritej ndërtimi i kompleksit te “Holidej in”.
“Pasi dje e dorëzuam peticionin në Qeveri dhe në Komunën Qendër me të cilin kërkojmë në asnjë rast të mos bëhet suspendim i planit, akt i cili do ta pengonte ndërtimin e kompleksit te ‘Holidej in’, ne banorët e Mëhallës së Re, fillojmë me mobilizim të ekipit juridik në mbrojtje të qëndrimeve tona”, thuhet në kumtesën e banorëve.
Pas konsultimeve të deritanishme me ekspertë juridikë, theksojnë, në mënyrë decide themi se të drejtat tona janë të pakontestueshme, para së gjithash të drejtës së posedimit të pronës me të cilën disponojmë që është e drejtë e garantuar me kushtetutë për secilin njeri.
“Deri më tani veprojmë në mënyrë konstruktive, por tani, edhe një herë përsërisim se jemi plotësisht të gatshëm që t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat juridikë për çka edhe zyrtarisht fillojmë konsultime juridike, nëse komuna vendos që ta suspendojë PDU-në me të cilin jemi të prekur. Edhe një herë themi se suspendimi do të na i rrezikojë të drejtat të cilat i theksojmë dhe për shkak të kësaj do të parashtrojmë padi kolektive për dëmin e shkaktuar nga viti 1930 deri në vitin 2021 para institucioneve shtetërore, por edhe në Strasburg. Siç theksuam edhe më parë, po përgatisim edhe padinë për Inspekcionin Administrativ për shkak të mosveprimit të komunës”, shtojnë në kumtesë.
Theksojnë se deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare për paditë e tyre, deri në ditën e fundit, do t’i bllokojnë të gjitha rrugët të cilat e rrethojnë parcelën.