Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1641 dhe ka rreth 380 shtretër të zbrazët në qendrat kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 68 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 689 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në kryeqytet.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, në Shkup në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 32 pranime. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime dhe 11 pacientë janë dërguar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle ishin pranuar tre të sëmurë, ndërsa tetë pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin për Mjekësi Fizikale janë pranuar tre pacientë. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 64 pacientë të shëruar.
Aktualisht në kovid qendrat e Klinikave interne dhe kirurgjike mjekohen 283 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 139 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 147 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve Kozle janë 36 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë 23 fëmijë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në KGJO ka 5 paciente pozitive. Në Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim janë 53 të sëmurë.
Gjithsej 689 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit në repartet infektive dhe në spitalet në Shkup është stabil dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra te pacientët e shëruar të lirohen vende plotësuese.
Në kovid-qendrat, në spitalet në vend, në 24 orët e kalaura, sipas kumtesës së MSH-së, është raportuar se mjekohen gjithsej 952 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.
Sipas raporteve të spitale që mbërrijnë në ministrinë e Shëndetsësië në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë shtruar 124 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 93 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë ka 39 pacientë, në Veles trajtohen 88 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 103 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë shtruar 90 pacientë, në Prilep 107 në kovid qendrën në Gostivar 45, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 104 pacientë, në Koçan 25, në Kërçovë 35, Kavadar 58, ndërsa në Gjevgjeli 22 persona pozitiv dhe të dyshuar me virusin korona. Shifrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve.
Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të lëshuar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka oksigjen. Ministria ka mbikëqyrje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në njoftim.