Në vijim është përgatitja e sallës sportive “Burimet e Biljanës” në Ohër ku së shpejti do të fillojë imunizimi masiv i banorëve të këtij rajoni, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në sallë, siç thekson ministri, janë duke u përgatitur 28 pikë vaksinimi në të cilat në ditë në plan është të vaksinohen mbi 1500 qytetarë.
“Për vaksinimin në sallë janë angazhuar 50 infermiere, 10 mjekë dhe 24 punonjës administrativë. Pikat e vaksinimit do të punojnë në dy turne. Në vijim është përgatitja e sallave sportive për vaksinimin masiv në Manastir, Kavadar, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë”, shkroi Filipçe.