Marrëveshje për ndihmë shtetërore prej 16 milionë euro sot ka nënshkruar Qeveria me kompaninë gjermane “Drekselmajer” me të cilën është paraparë ndërtimi I linjës së re prodhuese në objektin e kompanisë në Kavadar, si dhe ndërtimin e fabrikës prodhuese në Kumanovë në të cilën do të punësohen 1.000 persona.
“Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes për ndihmë shtetërore është një tjetër konfirmim i marrëdhënies së mirë që Qeveria po ndërton me kompanitë që operojnë në vend si dhe klimës së favorshme të biznesit që inkurajon investime të reja dhe zhvillimin e kompanive”, tha zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai theksoi se “Drekselmajer” është I pranishëm në vend nga viti 2012 dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj me rreht 5.500 të punësuar në fabrikën e ryre në Kavadar.
“Me këtë investim është planifikuar rritje dhe zgjerim të kapaciteteve prodhuese dhe pajisje për projektin e “Mercedes Benz” – E klasë në objektin ekzistues në Kavadarci dhe të rriten kapacitetet prodhuese me impiant dhe pajisje të reja prodhuese në Kumanovë për nevojat e klientët e tyre “Mercedes Benz” Dhe BMW për projektet E-Klas, G-Klas dhe BMV klar uing”, tha Bytyqi.
Shteti, siç theksoi zëvendëskryeministri, do ta mbështesë investimin me një përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për një periudhë prej 10 vjetësh për punësime të reja, një përjashtim nga tatimi mbi fitimin për një periudhë prej 10 vjetësh për investime të reja, një grant në para prej 10% të shumës së kostove të pranueshme të investimeve, por jo më shumë se një milion euro në vit për një maksimum prej pesë vjetësh, një grant në para prej 2,000 euro për punonjës për të krijuar vende të reja pune për një pagë mujore neto të paktën 50 përqind më e lartë se paga neto minimale.
Ai përkujtoi se që nga shtatori i vitit 2020, janë nënshkruar gjithsej 48 marrëveshje të ndihmës shtetërore me kompani që kanë aplikuar sipas Ligjit për Mbështetjen financiare të investimeve, dhe sot, siç tha ai, është marrëveshja e pestë e nënshkruar për një investim të ri të një të huaji kompani në vend. Marrëveshjet ishin nënshkruar më parë me “Vik”, “Iproteks”, “Kruplas” dhe “Magna”. Kështu, siç shtoi Bytyqi, në tetë muajt e fundit, 53 projekte investimi me mbështetjen e shtetit janë duke u zhvilluar me një vlerë totale prej gati 96 milion euro, të cilat do të krijojnë mbi 2,000 vende të reja pune.
Jozef Kaufman, drejtues i “Drekselmajer” në vend, u falënderua për mbështetjen nga Qeveria dhe klientëve të rinj të kompanisë dhe theksoi se intensivisht bashkëpunojnë me 700 kompani vendore.
Drejtori i “Drekspermajer”, Lukas Miringer, theksoi se kompania ka qenë e pranishme në Kavadarci që nga viti 2012, ndërsa nga 1 prilli, shtoi, ka hapur fabrikë të re në Kumanovë.
“Në Kavadar dhe në Kumanovë investojmë shuma dyshifrore milionëshe dhe në Kumanovë presim të krijojmë mbi një mijë vende pune. Gëzohem për këto vende të punës që projeketet tona i mundësojnë për hapjen e mundësive për të ardhmen që ofrohet në shtet”, tha Miringer.
“Drekselmajer” është brend me famë botërore në industrinë e automobilave me aktivitetin kryesor të prodhimit të kompleteve kabllovike, sistemeve elektrike të plota për klientët që i përkasin 100 furnizuesve më të mirë botërorë si “Audi”, BMV, “Bugati”, “Kadillak” , “Jaguar”.