Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi konsideron se për momentin nuk ka nevojë për ribalancë, sepse likuiditeti dhe ana e të ardhurave të Buxhetit janë pozitive se sa pritej.
“Në këtë moment nuk mendojmë për ribalanc edhe pse zakonisht në një periudhë edhe kur nuk ka pasur kriza kemi pasur të paktën një ribalancë. Thamë nëse nevojitet gjithsesi do të hyjmë në proces të ribalancit, por ende nuk kemi saktësuar kur do të jetë kjo sepse të dhënat për likuiditet të Buxhetit, të anës së të ardhurave në Buxhet janë të qëndrueshme, madje janë edhe pozitive nga ajo që edhe vetë e prisnim”, tha Bytyqi në përgjigjen e pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmë shtetërore me Drekselmajerin.
Ai theksoi se tani për tani për menaxhimin me financat publike mjafton vegla për ridrejtim të mjeteve buxhetore.