Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se shërbimet e Ministrisë do të veprojnë menjëherë nëse Komuna Qendër deri te ata dorëzon elaborate për pezullim të PDU-së kontestuese për parcelat përball Holidej Init ku duhet të ndërtohen ndërtesat shumëkatëshe. Deri më tani nga komuna kanë dërguar vetëm një pyetësor si të përpunohet elaborati.
Ligji për planifikim urbanistik, përsëriti sot Boçvarski, është i qartë, gjegjësisht planet detajore urbanistike janë në pronësi të komunave.
Elaborat, përsëriti nuk kemi marrë dhe nuk mund të veproj për diçka që është në kundërshtim me ligjin.
Pas pezullimit të moratoriumit për ndërtim në Komunën Qendër me vendim të Gjykatës Kushtetuese, vijoi nënshkrimi i peticionit kundër ndërtimit të paralajmëruar të ndërtesës shumëkatëshe, ndërsa kërkesë të këtillë deri te Qeveria dërguan edhe shumë organizata civile. Banorët e lagjes te lokacionit te i cili duhet të ndërtohet e mbështesin projektin. Ata paralajmëruan se sot do të dorëzojnë peticion deri te institucionet kompetente që të realizohet projekti.
Investuesi “MG Feshn” përmes sistemit elektronik të Komunës ka parashtruar kërkesë për leje ndërtimi, ndërsa ndërtimi mund të parandalohet nëse Këshilli i Komunës Qendër merr vendim për pezullim, po dëmet nëse hyhet në procedurë për pezullim, dhe nuk arrihet efekti i dëshiruar, do t’i bartë komuna.
Nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë (AAM) dhe Akademia e Arkitektëve dje porositën të respektohet plani I përgjithshëm urbanistik dhe interesi publik. Si arkitektë, theksuan nga atje, nuk jemi kundër ndërtimit, as kundër interesave personale dhe të biznesit të individëve, nëse ato nuk e rrezikojnë cilësinë e hapësirës së jetesës dhe të mirave publike.