Qeveria do t’i respektojë ligjet dhe nëse nuk respektohen, aty ndërtim nuk do të ketë, deklaroi sot në konferencë për media zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski i pyetur se si është qëndrimi i Qeverisë për ndërtimin e paralajmëruar të ndërtesave në qendër të Shkupit, përballë hotelit “Holidej in”.
“E tëra që mund të themi është që t’i referohemi Ligjit, dhe gjithçka që është në kundërshtim me atë nënkupton se ndërtim aty nuk do të ketë. Leja për ndërtim jepet nëse përmbushen të gjitha kushtet e shënuara në Ligjin për ndërtim. Me planin urbanistik shënohet se çka është planifikuar me përfshirjen në atë lokacion, çfarë lloje të mbindërtimit, sa gjelbërim është paraparë dhe çfarë infrastrukture nevojitet”, deklaroi Arsovski.
Ai theksoi se në bazë të të gjitha informacioneve investitori shfaq projekt dhe nëse i përmbush të gjitha kushtet, merr leje për ndërtim.
“Me Ligjin për ndërtim është paraparë që investitori të fillojë me ndërtim në afat prej dy viteve. Nëse nuk fillon mund t’i merret leja ose nëse nuk ndërton sipas projektit të shfaqura”, tha Arsovski.